40139649 486680011848340 9128268288256638976 n 728x4302 560x416 - “Kur hana del” për fatin e njerëzve me sëmundje mentale, së shpejti në Ferizaj

Në fund të muajit shtator në Teatrin e Qytetit “Adriana Abdullahu” në Ferizaj, vjen premiera e shfaqjes “Kur hana del”.

Me tekst të Ag Apolloni e regji të Ben Apolloni, shfaqja e zhanrit tragjikomedi, trajton fatin e njerëzve me sëmundje mentale si pasojë e tmerreve të përjetuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

39968489 562142330870355 8728228643395862528 n1 - “Kur hana del” për fatin e njerëzve me sëmundje mentale, së shpejti në Ferizaj

Ngjarja vendoset në një qendër të të sëmurëve psikiatrikë në Kosovë dhe zhvillohet në dy linja: njëra shpalos tragjedi të ndryshme, kurse tjetra tregon një histori dashurie mes dy të sëmurëve mentalë. Kështu, drama paraqet fatet tragjike dhe veprimet komike të personazheve, derisa në fund mbyllet me një akt tragjik.

Në kastën e aktorëve bëjnë pjesë: Ali Krasniqi, Edona Berisha, Vjosa Abazi, Jajush Ramadani, Sherif Bega, Mevlan Saraçi, Gresa Gashi, Arben Marevci, Dashuri Rexhepi, Ekrem Jakupi.

Skenografinë do ta bëjë Lebibe Topalli, kurse kostumet Pranvera Sylejmani. “Kur hana del”, vjen me premierë në fund të shtatorit në teatrin e Ferizajt.

40139649 486680011848340 9128268288256638976 n1 - “Kur hana del” për fatin e njerëzve me sëmundje mentale, së shpejti në Ferizaj


www.foxshop-ks.com