Mbrëmjen e së shtunës, në Pallatin e Koncerteve do të shpallet fituesi i festivalit “Kënga Magjike”. Pas performancave LIVE në netët gjysmëfinale, konkurrentët patën mundësi të gjykonin performancat dhe të reflektonin në lidhje me vlerësimet. Gjatë paradites së sotme, ata kanë votuar të gjithë kolegët e tyre, duke vendosur edhe se cili do të jetë fituesi.
Në rrjetet sociale, 9 konkurrentë e “Kënga Magjike” kanë konfirmuar se janë pjesë e finales, ndërsa presim që edhe finalistët e tjerë të reagojnë:
Nuk të dua dot më pak – Klajdi Haruni
Digjem – Artjola Toska dhe Bruno
Vuj – Ronela Hajati
Më ke mua – Kejsi Tola
Akull – Krusita
Plas – Flori Mumajesi
Mos urre – Erik Lloshi
Kur përfundon një dashuri si kjo e jona! – Rozana Radi
Qaj – Ardit Çuni dhe Daniela Toçi