Të enjtën është mbajtur mbledhja e gjashtë e Komitetit për Politikë dhe Financa në Ferizaj ku është diskutuar Korniza Afatmesme Buxhetore 2022-2024.
Drejtorja e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, ka thënë se është mbështetur në qarkoren buxhetore 2022-01 dhe është bërë edhe hartimi i Draft-Kornizës Afatmesme Buxhetore.
“KABI 2022-2024 përmban kufijtë fillestar buxhetore të të gjitha burimeve të financimit, përfshire granatet qeveritare si dhe planifikimin e të hyrave vetanake, për vitin fiskal 2022 si dhe vlerësimet buxhetore për vitit 2023 dhe 2024. Pas miratimit në parim të këtij dokumenti strategjik, hapet procesi i hartimit të projektbuxhetit për vitin fiskal 2022 si dhe projeksioneve të hershme për dy vitet tjera si pjesë e kësaj kornize”, ka thënë Ajeti-Sadiku.