Klubi i volejbollit Ferizaj ka befasuar të gjithë, me përforcim spektakolar, duke angazhuar volejbollistin më të mirë në Kosovë, Bardhyl Hajdarajn nga Peja. “Bardhyl Hajdaraj - më i miri i Kosovës në Ferizaj. Volejbollisti më i mirë i Kosovës, Bardhyl Hajdaraj është transferimi i radhës i Ferizajt. Bardhyl Hajdaraj njihet si lojtar mjaft i suksesshëm në volejbollin kosovar dhe njëri ndër shtyllat kryesore të ekipeve me të cilat ka fituar shumë tituj të kampionit. Duke pasur parasysh përvojën dhe cilësitë e tij prej një korrektori të jashtëzakonshëm, do ta ndihmoj klubin në arritjen e sukseseve të radhës. Me kërkesë të trajnerit Arlind Ibrahimi që ta ketë në klub edhe lojtarin më të mirë të Kosovës, Ferizaj arrin ta zyrtarizoj transferimin e radhës, por jo të fundit!”, bëhet e ditur nga KV Ferizaj, anëtar i ri i elitës së volejbollit të Kosovës.