Kandidati për kryeministër Albin Kurti ka propozuar kabinetin qeveritar në seancën ku priotet të votohet Qeveria Kurti 2. Kurti ka thënë se nga 15 minitri, vetëm 8 janë nga Lëvizja Vetëvendosje. Ndërsa, nga këto 15 Ministri, janë 5 gra apo 1/3. Zëvdendëskryeminisër i parë për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog Besnik Bislimi Zëvendëskryeministre për komunitete, Emilia Redzepi Zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla Ministre e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia. Ministre e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë Arbërie Nagavci. Ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku. Ministër i Minsitrisë së Administrimit Lokal Elbert Krasniqi. Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu. Ministër i Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci. Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes Armend Mehaj. Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla. Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. Ministre e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim Goran Rakic. Ministër për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal është Fikrim Damka.