Ky është personi nga Ferizaji që privoi nga jeta personin që i hyri në shtëpi në Veternik
Redaksia
Ferizaj24
29 Nëntor 20181 min lexim85 vizita
Ridvan Beqiri nga Ferizaj, është personi i cili mbrëmë rreth orës 21:00 la të vdekur Kujtim Krasniqin, i cili kishte hyrë në pronën e tij për të kryer vjedhje bashkë me disa persona të tjerë.
Rasti ka ndodhur në lagjen Veternik të Prishtinës.Policia e Kosovës menjëherë kishte dalë në vendin e ngjarjes dhe kishte marrë provat.
Mësohet se tre hajna të tjerë ndodhen ende në arrati dhe se policia po bënë përpjekje për identifikimin e tyre sa më shpejtë.Policia kishte marr Ridvanin në pyetje në lidhje me ngjarjen, por i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar menjëherë dhe se nuk do të ngarkohet me ndonjë akuzë të veprës penale, pasi që edhe armen e kishte me leje.