Policia e Kosovës ka njoftuar se ka intervistuar një të dyshuar femër kosovare nga Ferizaj, nën dyshimin se me 3 shtator, kishte dalë nga shtëpia dhe kishte lënë bashkëshortin dhe tre fëmijët.
Dyshohet se e njëjta shkoi te një person tjetër, me të cilin kishte filluar bashkëjetesë.
Rasti është iniciuar si keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve .
“Më 05.09.2022 është intervistuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se me datën e lartcekur kishte dalë nga shtëpia dhe kishte lënë bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj dhe kishte shkuar te një person tjetër, me të cilin kishte filluar bashkëjetesë. Rasti në procedurë hetimore”, njofton policia.