Ish-deputeti i Kosovës Labinot Tahiri, ka deklaruar se do të kandidojë përsëri për deputet siç ka thënë ai për të qenë njeri i qytetarëve.
Këtë lajm ai e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook, duke shkruar ndër të tjera se uron që ta ketë dëshmuar deri tani përgjegjësinë ndaj vendit dhe qytetarëve.
Ai nuk e ka caktuar se në cilën parti do të jetë por cilës do parti që do t’i bashkohet do të jetë si kontrubues i vendit deri në realizimin e Spitalit për Leukemi.
Postimi i plotë:
Si lajmrim!!
Të dashur njerëz të këtij vendi të shejtë Kosovë e Shqipërisë!
Sa isha deputet, nuk u korruptova dhe nuk do behem ndonjeherë i tillë.
Dhurova 12 rroga per familje të ndryshme!
Vazhdova bamiresine edhe sa isha deputet, dhe pasi që nuk munda te jem serish, prap vazhdova me punën vullnetare që ma dha Zoti dhe populli.
Askush nuk e ka ditur që do mbahen zgjedhjet në këtë kohë, e sidomos kohë pandemie!
Por ama unē dhe ne nuk u ndalem!
Nuk e di sa iu duhem si person dhe njeri që mendoj 70% qind për vendin dhe njerëzit , se sa për vete!
Dua të ju them , si do që të ndodhē, deklarohem se do të kandidojë prap për të qenë njeri i qytetarëve dhe i kuvendit si deputet!
Pa filozofua se çka do bëjë, me rendesi uroj që e kam deshmua përgjegjesinë time ndaj jush dhe vendit.
Pra, ne cilen do parti që të jam, ( ku i kam ofertat) dijeni që jam vetem si KONTRIBUES I VENDIT DERI NE REALIZIMIN E SPITALIT PËR LEUKEMI dhe shumë punë të tjera në të mirë të vendit.
Ju dua dhe ju çmoj, jo vetem në kohë fushate.
Vepra dhe deshmi keni me mijera nga tooooo….!
LABINOT TAHIRI FERIZAJ KOSOVË E SHQIPËRISË.