Lajmi i fundit: Edhe dy persona të prekur nga koronavirusi në Kosovë
Redaksia
Ferizaj24
14 Mars 2020
1 min lexim
130 vizita
Edhe të paktën dy persona janë infektuar me koronavirus në Kosovë.
Gazeta Express ka mësuar se të prekurit nga virusi, që origjinën e ka nga Kina, janë të afërm të njërit prej dy personave që të premten rezultuan pozitiv në testet për koronavirus.
Bëhet e ditur se që të dy personat janë shtruar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Këto raste të reja e çojnë në pesë numrin e përgjithshëm të të prekurve me koronavirus.
Detajet
Publikuar
14 Mars 2020
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
130
Fjalë
91