Grapefruit Oil1 560x365 - Largojeni celulitin me vaj grejpfruti

Celuliti është një nga gjendjet më të pakëndshme dhe kokëfortë të lëkurës dhe pothuajse çdo grua e ka një problem të tillë.

Masazhet, sportet, të ushqyerit e shëndetshëm si dhe produktet kozmetikore janë disa prej përpjekjeve që shumë prej nesh i bëjnë vazhdimisht në “luftën” kundër celulitit.

Por megjithatë, lajmi i mirë është se ka shumë produkte natyrale që e luftojnë një problem të tillë në mënyrë shumë efektive.

Më e mira është se këto tretmane me produkte natyrale janë shumë më të lirë, shumë efektive por edhe nuk e kanë asnjë efekt anësor.

Një nga recetat më të mira përmban vaj esencial të grejpfrutit, si përbërësin kryesor të recetës.

Vajrat esenciale  kanë veti medicinale jashtëzakonisht të fuqishme natyrore, prandaj të gjithë duhet t’i kenë patjetër në shtëpinë e tyre.

Ju mund të filloni t’i përfshini në rutinën tuaj të bukurisë duke krijuar ‘scrub’ dhe kremëra natyrale, shumë efektive, duke zëvendësur produktet kozmetikore, që shpesh herë nuk ia dimë as përmbajtjen dhe efektet anësore.

Por, kthehemi sërish tek celulilit. Secili prej nesh ka pak celulit në trupin tonë, veçanërisht nënat pas lindjes, ose ata që kanë humbur shumë peshë së fundmi, transmeton Klan Kosova.

Vaji esencial i grejpfrutit është vaji esencial i përsosur për eliminimin e celulitit. Është një pastrues natyral dhe ndikon në përmirësimin e metabolizmit.

Është vërtetuar se grejpfruti shkrin qelizat yndyrore, prandaj është shumë i dobishëm edhe në eliminimin e celulitit.

Receta

Përbërësit:

Gjysmë filxhani vaj kokosi organik

30 pika vaj esencial të pastër grejpfruti

Si ta përgatisni?

Përzieni vajin e kokosit dhe vajin esencial të grejpfrutit derisa të krijoni një masë homogjene. Këtë masë vendoseni në një kavanoz qelqi.

Çdo ditë vendoseni këtë masë në zonat problematike, me celulit, dhe lërëni të qëndrojë për pesë minuta.

Do të habiteni nga rezultatet!


www.foxshop-ks.com