593932410 1608041463893984 1485731476502262825 n 560x416 - LDK në Ferizaj humbi kur i la jashtë njerëzit e saj më besnikë

Zgjedhjet e fundit në Ferizaj sollën një sinjal të qartë për Lidhjen Demokratike të Kosovës: humbja e mbi 3 mijë votave nuk ishte rastësi, por pasojë direkte e mënyrës se si u trajtua baza e saj.

Për vite me radhë, LDK në këtë qytet është mbajtur gjallë nga figura që nuk kërkonin zhurmë, por punonin në terren, me përkushtim dhe besnikëri ndaj vizionit rugovian. Përjashtimi i njerëzve të tillë nga garat dhe strukturat vendimmarrëse krijoi boshllëk jo vetëm në lista, por edhe në zemrën e elektoratit.

Një nga emrat që përmendet gjithnjë e më shpesh nga anëtarësia është ajo e Bahrije Hysenit – një figurë me peshë, që për vite ishte aktive në terren, duke mbajtur të lidhur votuesit tradicionalë të LDK-së me partinë. Largimi i saj nga skena zgjedhore u përjetua si mesazh përjashtimi për një pjesë të madhe të strukturës.

Rezultati ishte i dukshëm në ditën e votimit: shumë simpatizantë zgjodhën të mos dalin fare në zgjedhje, ndërsa të tjerë orientuan votën diku tjetër. Ky zhgënjim kolektiv u përkthye në rënie të ndjeshme të mbështetjes.

Zgjedhjet folën qartë: një parti që harron njerëzit e saj më besnikë, humb edhe besimin e qytetarëve. Pa bazën, pa aktivistët që punojnë çdo ditë në lagje e fshatra, nuk ka as mobilizim, as fitore.

Nëse LDK dëshiron të rikthehet si forcë serioze në Ferizaj, duhet të bëjë reflektim të thellë. Rikthimi i frymës rugoviane nuk bëhet me përjashtime, por me përfshirje, respekt dhe vlerësim të atyre që e ndërtuan këtë parti në kohët më të vështira.