Pasi Kanadaja legalizoi kanabisin për përdorim rekreativ, u hapën shumë vende pune, disa prej të cilave janë vetëm për njerëzit që kanë njohuri rreth kësaj bime.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, firma Ahlot po kërkon njerëz të cilët mund të zbulojnë dallimet delikate të llojeve të caktuara dhe t’i përshkruajnë ato tek konsumatorët.
“Fitoni 50 dollarë në orë për të vlerësuar më të mirën e asaj që fermerët kanadezë mund të ofrojnë”, citohet të jetë shkruar në shpalljen për vende të punës.
Të mërkurën, Kanada u bë vendi i dytë në botë për të legalizuar kanabisin për përdorim rekreativ, i pari në perëndim.
Dyqane të panumërta kanë filluar të shesin kanabis dhe shpresojnë që “ekspertët” do t’i ndihmojnë ata të orientojnë klientët e tyre.
Kandidatët e përzgjedhur do të duhet t’i raportojnë rregullisht punëdhënësit për llojet e ndryshme të kanabisit me shkrim, sipas përshkrimit të punës. Dhe kjo do të thotë se “edhe mund të punojnë nga shtëpia”. /Telegrafi/
Earn $50/hr. to evaluate the best that Canada’s growers have to offer. Must be of legal age to apply.https://t.co/U83PvBOdFL pic.twitter.com/4yGDy2mxEE
— AHLOT (@thinkahlot) September 17, 2018