A i njihni të gjitha vetitë që ka lëkura e portokallit? Nëse jo nga sot nuk do i flakni më pasi të keni ngrënë tulin.
Ndoshta jo të gjithë e dinë, por lëkura e portokallit është shumë e mirë për zbardhimin e dhëmbëve. Mjafton që ta kaloni dy tre herë në dhëmbë dhe rezultati është i garantuar.
Nëse vuani nga pagjumësia, zieni lëkurat e portokallit me pak ujë dhe më tej pijeni.
Do të shihni që do të ndiheni më të qetë dhe gjumi do ju marrë më shpejtë.
Lëkura e portokallit ka veti tretëse, në sajë të fibrave që përmban, duke reduktuar ndjesinë e fryrje, duke luftuar kapsllëkun dhe duke reduktuar kolesterolin.
Lëkura e portokallit mund të përdoret shumë mirë edhe për eliminimin e pikave të zeza dhe qelizave të vdekura në lëkurë, mjafton që ta kaloni disa herë.