leze qena rrefen per vuajtjen e saj me te madhe ne teater 560x416 - Leze Qena rrëfen për vuajtjen e saj më të madhe në teatër

Leze Qena, njëra nga aktoret më të mira që trojet shqiptare kanë pasur ndonjëherë, ka treguar se padyshim e gjithë rruga është përcjellë edhe me vështirësi. Madje, që në fillim.

Ajo, ka shpalosur një nga përjetimit që lidhet me shëndetin dhe punën e saj, derisa e ka konsideruar si vuajtjen më të madhe.

“Hidhërimin më të madh, vuajtjen më të madhe e kam pas kur kam ardhë në teatër, kur në provë gjeneralë mu ka ndal zëri, nuk kam pasur zë hiç”.

leze qena rrefen per vuajtjen e saj me te madhe ne teater - Leze Qena rrëfen për vuajtjen e saj më të madhe në teatër

Leze Qena në emisoin “Show Room me Gentën” (Foto: YouTube/RTV Dukagjini)

“U anulua premiera. Ka qenë Talat Pallaska mjek që shkova te ai dhe më ndaloi të flas tre muaj dhe mi dha disa injeksione”.

Lexo po ashtu:

“Unë qaja natën. Xhevati ka qenë i ka tregu që po qajë, e ai i ka thënë që është me keq se sa me fol”.

“Nuk ka qenë diçka e rrezikshme. Pas tre muajve më shëroi dhe është dhënë premiera”, u shpreh Qena në emisionin “Show Room me Gentën”.

Klikoni këtu për të shikuar emisionin


www.foxshop-ks.com