Limaj: Lutemi që gjendja shëndetësore e të lënduarve të përmirësohet sa më parë
Redaksia
Ferizaj24
5 Janar 2021
1 min lexim
129 vizita
Dhjetëra persona u lënduan nga shpërthimi i një bombole të gazit që ndodhi gjatë së martës në Ferizaj. Për këtë ka shkruar edhe kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
“Lutemi që gjendja shëndetësore e të lënduarve të përmirësohet sa më parë”, ka shkruar Limaj në “Facebook”.
Ai po ashtu ka shkruar se bashkëndjenë me familjarët e të lënduarve nga ky shpërthim.
“Bashkëndjejmë me familjet e mbi 40 qytetarëve që mbeten të lënduar, si pasojë e shpërthimit të një bombole të gazit në Ferizaj”, ka shkruar Limaj.
Detajet
Publikuar
5 Janar 2021
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
129
Fjalë
104