LindaHalimi 780x439 11 560x416 - Linda Halimi: Kam ende të afërm që nuk më flasin pas martesës me Big D

Këngëtarja e njohur shqiptare i është rikthyer pas një kohe të gjatë konkurrimit në festivalin “Kënga Magjike”.

Pas një konkurrimi të ndërprerë dy vite më parë, Linda u ri8kthye dy vjet më vonë në këtë festival me një këngë të punuar nga Florent Boshnjaku, të titulluar “Pa t’pa”.

Ndërkohë, përderisa ndodhej në Tiranë për konkurrimin, ajo ka qenë prezentë edhe në disa prej intervistave në emisionet në Shqipëri, ku ka rrëfyer mbi jetën dhe karrierën e saj në përgjithësi.

Në emisionin “Soiree”, këngëtarja me prejardhje nga Vitia ka treguar se si e njohur për herë të parë bashkëshortin e saj, reperin Big D, emri i vërtetë i të cilit është Davo Edwards, me të cilin për rastësi kanë punuar dikur në të njëjtin vend, në Kampin Bondsteel në Ferizaj, ndonëse nuk ishin takuar aty.

“Big D ka punuar edhe ai në kampin Bondsteel. Nuk është se e kam takuar gjatë kohës kur punoja unë aty. Ai ka ardhur në një koncert, isha në Ferizaj, sepse po bënte edhe ai muzikë, kështu si shaka kishte filluar të bënte rap. Dhe pastaj deshi të bëjë një duet, sepse kishte dëgjuar që ishte një këngëtare e re, që është mirë të bënte një bashkëpunim. Gjasme për duet, por ai kishte pasur tjera qëllime. Pastaj pas gjashtë ose shtatë muajsh më ka dhënë puthjen e parë”, ka treguar Linda.

linda11 - Linda Halimi: Kam ende të afërm që nuk më flasin pas martesës me Big D


www.foxshop-ks.com