1C7B58D3 38A8 4CD6 8653 52538ECD36E8 w1080 h608 s1 560x416 - Llogaritë e Facebookut në Twitter dhe Instagram kanë rënë pre e sulmeve kibernetike

Grupi i hakerëve i njohur si OurMine, kanë arritur të marrin nën kontroll gjatë pasdites së djeshme, llogaritë që Facebook i ka në rrjete tjera sociale.

BBC raporton se në Twitter dhe Instagram, ku i ka llogaritë Facebook dhe Messenger, ata kanë shkruar se edhe ky rrjet social mund të hakohet.

“Përshendetje, ne jemi OurMine. Duket se edhe Facebook mund të hakohet, por megjithatë siguria e tyre është më e mirë se e Twitter”, ka shkruar përkohësisht në llogaritë e kësaj platforme në Twitter. Derisa në llogaritë e Facebook dhe Messenger në Instagram, e ka postuar një logo të OurMine.

Llogarite foto 21 - Llogaritë e Facebookut në Twitter dhe Instagram kanë rënë pre e sulmeve kibernetike

Megjithatë, tani këto llogari, janë sërish nën kontrollin e Facebook dhe gjendja i është kthyer normalitetit. Me anë të këtij veprimi, OurMine pretendon se ka dashur të tregojë, se çfarë mund të ndodhë sa i përket sigurisë kibernetike.

Gjatë muajit janar, po i njëjti grup, ka arritur të thyej disa llogari të rëndësishme, përfshirë edhe US National Football League. Vetëm këto dy llogari në rrjete tjera sociale janë hakuar, derisa vet Facebook nuk është hakuar.

Twitter ka bërë të ditur, se llogaritë nga hakuar nga një grup i tretë, ndërsa janë mbyllur sapo janë njoftuar me këtë ndodhi.


www.foxshop-ks.com