Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria apo aktivitetet muzikore.
Së fundmi, reperja me prejardhje nga Ferizaj ka publikuar disa fotografi të reja për ndjekësit e saj në Instagram.
Ajo është shfaqur mjaft tërheqëse dhe atraktive, teksa ka pozuar për një markë të re të produkteve kozmetike.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për paraqitjen.
Loredana përndryshe vazhdon të jetë aktive dhe shumë e angazhuar me projekte të shumta muzikore, të cilat priten gjithmonë mirë nga publiku.
Ndërsa sa i përket jetës private, temë për mediat rozë vazhdon të mbetet relacioni i saj me babain e vajzës së saj, reperin Mozzik.