Loading...

Luboteni i Ferizajt (meshkujt) dhe Drita e Gjilanit (femrat) do të përfaqësojnë Kosovën në garat evropiane në volejboll në edicionin e ardhshëm, ndonëse të drejtën e kishin më shumë skuadra.

VIDEO

Kampionët në të dy konkurrencat do të garojnë në Challenge Cup, që është niveli i tretë evropian.

Shorti për Challenge Cup është tërhequr të mërkurën, ndërsa Luboteni i Ferizajt përballë do të ketë skuadrën turke Maliye Milli Piyango nga Ankaraja, transmeton Koha Ditore.

Luboteni do të nisë garimin nga 1/16 e finales.

Ndeshja e parë luhet në Ferizaj, në muajin dhjetor. Edhe volejbollistet e Dritës garimin e nisin në 1/16 të finales.

Përballë Dritës do të jetë skuadra greke AO Thiras Santorini. Edhe Drita në ndeshjen e parë është vendase, në fillim të dhjetorit, kurse ndeshja e kthimit luhet në mes të dhjetorit.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.