Konferencë për medie, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu 13.07.2018
Vetëm 6 leje ndërtimore në 6 muaj qeverisje

Gjatë ditës së sotme, Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu ka mbajtur konferencë për medie, me ç ‘rast ka prezantuar të arriturat dhe sfidat e 6 mujorit të parë të këtij viti.

Ndër të tjera, theks të veçantë drejtori Aliu vuri tek pasojat e vendimeve dhe qëndrimeve jo të drejta nga qeverisja e kaluar karshi zhvillimit të vendit, vendosjes së rendit dhe menaxhimit të parasë publike.

Tutje, drejtori i Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu u shpreh se edhe odisejada e fillimit të ndërtimit të Spitalit të ri Rajonal në Ferizaj po merr fund, tek tash kur janë krijuar kushtet për dhënien e lejes ndërtimore për këtë projekt të rëndësisë së veçantë për Ferizajn.

Sfida kryesore e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit është Plani Zhvillimor Komunal 2017-2025, i cili është dokumenti kryesor i planifikimit hapësinor, në bazë të të cilit do të hartohen të gjitha dokumentet tjera të planifikimit të qytetit tonë.

Detajet mund t’i ndiqni në videon e plotë të konferencës për medie të Drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu.


www.foxshop-ks.com