Loading...

Të gjithë e njohim si të bukurën e Kosovës në të gjitha stinët e vitit, por unike dhe madhështore me theks të veçantë është gjatë stinës së dimrit.

VIDEO

Secila pjesë e saj në stene e bardhësisë ka pamjen e mbretërisë së borës, ku gjithçka shkëlqen fort mos më shumë se kristalet.

Duke dashur të ju sjellim një pjesë më pak të frekuentuar në këtë kohë, por që duket jashtëzakonisht bukur, vendosëm që të udhëtojmë drejt fshatit Kuqishtë, i cili më së miri njihet për liqenin që gjendet në bjeshkën sipër tij.

Rruga që të shpije deri te ky fshat është e tëra e asfaltuar dhe relativisht e kalueshme lehtë, mjafton që me vete të keni mjetet e nevojshme për të lëvizur në dimër.

Nëse jeni keq më kohë mirë bëni të shkoni më makinë, por nëse doni të përjetoni çdo pjesë të këtij vendi do të ju propozonim që gjithë rrugën ta bëni në këmbë.

Sepse vetëm kështu do të arrini të përjetoni magjinë që Rugova di të ofrojë në këtë stinë që atë e bënë edhe më madhështore.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.