“Të dyshuarit kanë falsifikuar dokumentet lidhur me pronën dhe kanë arritur të njëjtën ta shesin në vlerë rreth një milion e nëntëdhjetë e shtatëmijë euro. Dyshohet që kjo vepër të jetë kryer edhe në bashkëveprim me tre persona tjerë shtetas të Republikës së Serbisë”, ka thënë Policia.
Raportohet se i dyshuari i tretë mashkull kosovar ndodhet në arrati, ka bërë të ditur institucioni i policisë.
“Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.