testi 780x439 11 560x416 - Mbahet Provimi i Maturës në afatin e dytë

Sot me fillim nga ora 10:00 në të gjitha qendrat e përcaktuara mbahet Testi i Maturës Shtetërore 2018, afati i gushtit.

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të vizitojë nxënësit gjatë mbajtjes së testit, në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, nga ora 12:00.

Provimin e kanë paraqitur 7896 kandidatë të cilët nuk ishin të suksesshëm në afatin e parë (Qershor 2018) .

Afati i dytë mbahet në dy pjesë, maturantët e mbetur për këtë afat të maturës, do t’i nënshtrohen provimit sot (pjesa e parë) dhe më 1 shtator (pjesa e dytë).


www.foxshop-ks.com