Gjykata e Apelit përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se e ka refuzuar ankesën e avokatit mbrojtës të një të mituri nga Ferizaj, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh.
“Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, i datës 01.06.2019, sipas të cilit kjo masë do të zgjas deri më 30 qershor, mbetet në fuqi”, theksohet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.
I mituri po dyshohet për veprën penale” Lëndim i lehtë trupor”, pasi më 31 maj të këtij viti, e kishte sulmuar fizikisht një grua të komunitetit rom, duke i shkaktuar lëndime trupore.
“Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata s shkallës së parë, ka vepruar drejtë kur e ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, pasi që ekzistojnë arsye ligjore nga neni 187 i Kodit të Procedurës Penale”, theksohet në vendimin e Gjykatës së Apelit
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.