Mbi 170 raste aktive me koronavirus në Ferizaj
Redaksia
Ferizaj24
10 Korrik 2020
1 min lexim
125 vizita
Mbrëmë në Komunën e Ferizajt u konfirmua edhe 1 rast i ri me COVID-19.
Përmes një njoftimi të komunës në Facebook, bëhet e ditur se numri i rasteve aktive ka arritur në 178.
“1 rast i ri me COVID-19 në Ferizaj Nga njoftimi i IKSHPK-së lidhur me rastet e reja me COVID-19, bëhet e ditur se kemi edhe 1 rast të ri pozitiv me këtë virus në Ferizaj që çon në 178 numrin e rasteve aktive. Shërim të shpejt të infektuarve” , thuhet në njoftimin e komunës.
Vetëm dje në Kosovë u shënuan 207 raste të reja me koronavirus.
Detajet
Publikuar
10 Korrik 2020
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
125
Fjalë
103