Deponitë e mbeturinave në Komunën e Ferizajt pritet që shumë shpejt të marrin fund. Inspektoriati në këtë komunë së bashku me Drejtorinë e Shërbimeve Publike si dhe me dy Kompanitë Rajonale për Mbeturina “Pastërtia” dhe “Ambienti kanë filluar t`i pastrojnë mbeturinat. Mbi 30 pika të ndryshme të deponive me mbeturina do të pastrohen, thuhet në uebfaqen e kësaj komune. Pastrimi i tyre do të bëhet në qytet dhe në fshatra. Tutje, në njoftim bëhet e ditur se Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe kompanitë mirëmbajtëse kanë vendosur edhe shenja për ndalimin e hedhjes së mbeturinave, gjithashtu do të bëhet edhe respektimi i orarit për hedhjen e mbeturinave. Kujtojmë se KALLXO.com vazhdimisht ka raportuar për mbeturinat dhe papastërtitë në këtë qytet, por edhe në qytet tjera ku qytetarët kanë dërguar fotografi.