27 09 2017 1524944 autostrada arben xhaferi 12345 696x4621 560x416 - Më 14 qershor lëshohet për qarkullim edhe një segment i Autostradës “Arbën Xhaferi”

Bechtel Enka-GP (BEGP) përmes një njoftimi për media bën të ditur se më 14 qershor, të enjten që vjen, do të lëshohet për qarkullim edhe segmenti i Autostradës “Arbën Xhaferi” nga Ferizaj deri atje ku kthen për në Brezovicë.

BEGP fillimisht thekson se është e gëzuar që çështja e kostove shtesë të pësuara nga BEGP duke punuar brenda ndarjes së kufizuar buxhetore të Qeverisë së Kosovës – dhe ri-organizimi i nevojshëm i punëve për t’u përshtatur me mungesat e alokimit të buxhetit për projektin – më në fund është zgjidhur.

Ndërsa vendimi i Qeverisë nuk pasqyron kostot e plota të BEGP-së që lidhen me zgjatjen e punëve, ai është rezultat i bashkëpunimit afatgjatë me Qeverinë e Kosovës. BEGP vazhdon të përqendrohet në përfundimin e Autostradës dhe është e përkushtuar që t’i japë qytetarëve të Kosovës një tjetër projekt të rëndësishëm infrastrukturor kombëtar që lidh Kosovën me rajonin dhe BE-në, thuhet në njoftim.

Ne jemi të lumtur të njoftojmë se më 14 qershor të vitit 2018 kemi në plan të dorëzojmë dhe lëshojmë për qarkullim një lidhje tjetër të autostradës, e cila çon në destinacionin turistik shumë të njohur të Brezovicës dhe maleve të Sharrit.

Së bashku me Qeverinë e Kosovës, ne do të nisim një fushatë kombëtare mbi “Vozitjen e sigurt”, duke e ftuar publikun që t’i thotë “Jo” shpejtësisë dhe “Po” sigurisë në rrugë! – thekson shërbimi për informim i Bechtel Enkës në njoftimin e saj.


www.foxshop-ks.com