auto pranver152163961315216396291 560x416 - Me mbjelljen e luleve në shesh, shënohet simbolikisht –Dita e Pranverës

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga nënkryetari Naim Ferati, kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi-Bytyqi, si dhe drejtorët e drejtorive komunale, gjatë ditës së sotme kanë mbjellë lule dhe drunj dekorativë në sheshin para komunës, me rastin e 21 Marsit – Ditës së Pranverës.

Me këtë rast, kryetari Aliu është shprehur se kjo ditë ka një simbolikë të madhe, 21 marsi simbolizon ardhjen e pranverës.
“Ajo që është simbolikë e kësaj dite është ngjallja, shpresa dhe pikërisht në këtë ditë dëshiruam që ta manifestojmë me lulet që janë simbolika më e mirë e ngjalljes së shpresës, por mbi të gjitha dita e 21 marsit të vitit 2018 për qytetarin e Ferizajt, është një shpresë më e madhe se sa vet simbolika e kësaj dite, sepse qytetarët e Ferizajt, kanë vendosur që të kenë një pranverë tjetër, qytetarët e Ferizajt kanë vendosur që të kenë pranverë të qeverisjes, dhe unë dua t’i falënderoj qytetarët e Ferizajt, sepse janë qytetarët e pranverës, janë qytetarë të dinamikës dhe pikërisht kjo ditë do të ketë dinamikë në qytetin e Ferizajt, do të ketë shpresë, por mbi të gjitha do të ketë gjallëri dhe do të ketë sigurisht ditë të mira, ditë pranverore për qytetarin e Ferizajt”, është shprehur kryetari i Ferizajt.

Agim Aliu, përderisa ka shtuar se ky është vetëm fillimi, duke u zotuar para qytetarëve se këtë fillim do ta ketë çdo ditë, ditë të tillë të punës, gjallërisë dhe ditë të pranverës.

“Sigurisht se kur të punohet nga pak do të ketë edhe telashe gjatë punëve, por kërkoj nga qytetarët që të na mirëkuptojnë, sepse dëshirojmë që vërtet t’i japim gjallëri qytetit tonë, përmes pranverës e cila do të zgjat me vite të tëra si rezultat i mentalitetit tonë të qeverisjes. Sot e filluam me lule dhe gjithmonë me mirëqeverisje. Sot është Dita e Pranverës, Dita e Personave me Sindromën Down, Dita e Pyjeve dhe gjithçka që është simbolikë ne do t’i japim gjallëri, dinamike, do t’i japim qeverisje dhe do t’i japim pranverë. Ne do i japim pranverë secilës nga çështjet, sepse për këtë na ka besuar qytetari i Ferizajt, por ja që e filluam simbolikisht në një ditë çfarë është dita e pranverës 21 marsi, pra ne do të kemi projekte konkrete edhe sa i përket çështjes së pyjeve, sepse lidhen me ditën e pranverës, lidhen me vet gjelbërimin , kemi projekte konkrete në këtë drejtim, por mbi të gjitha do t’i mbajmë zotimet që ne i kemi dhënë mbi të gjitha për t’i dal zot asaj që ka besuar dhe shpresuar qytetari i Komunës se Ferizajt. Qytetarët e Komunës së Ferizajt, e kanë tashmë të qartë, dimri katër vjeçare për ta ka përfunduar tashmë ka filluar pranvera për ta”, ka përfunduar kryetari Agim Aliu.

Gjatë ditës së sotme ndërmarrja “Ambienti” ka bërë edhe mbjelljen e disa luleve nëpër pjesë të tjera të qytetit.


www.foxshop-ks.com