Mërgimtarit ja vjedhin dokumentet zvicerane, para të gatshme e një orë
Redaksia
Ferizaj24
22 Qershor 20211 min lexim0 vizita
Një personi nga Ferizaji i është vjedhur çanta e dorës.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.
Në çantën e vjedhur ai kishte një portofol me dokumente personale.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në një lokal të qytetit, nga persona të panjohur i është vjedhur një çantë dore në të cilën kishte një portofol me dokumente personale zvicerane, letërnjoftimi i lëshuar nga Republika e Kosovës, para te gatshme dhe një orë dore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Policia gjithashtu njoftoi se rasti është ende duke u hetuar.