Është marrë vendimi për ndeshjen e ndërprerë mes Ferizajit dhe Ulpianës, ndeshje e cila ishte e vlefshme për xhiron e 23-të në kuadër të Grupit B të Ligës së Parë.
Komisioni i Garave për Superligë dhe Ligën e Parë, ka marrë vendim që ndeshja Ferizaj – Ulpiana të regjistrohet me rezultat zyrtar 3-0, në favor të Ulpianës.
Më poshtë mund të lexoni arsyetimin e këtij vendimi:
V E N D I M
1.Ndeshja e ndërprerë ndërmjet KF Ferizaj dhe KF Ulpiana, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Ulpiana.
A R S Y E T I M
Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF Ferizaj – KF Ulpiana, java e 23-të, Liga e parë, Grupi ”B”, pas administrimit të gjitha provave konstatoi se ndeshja është ndërprerë në minutën e 90+4, për shkak të sulmit fizik ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes nga një person i paautorizuar (shikues), duke e paaftësuar për vazhdimin e ndeshjes, andaj konform nenit 58 të Rregullores së Garave, ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3 në favor të KF Ulpiana.
Burimi: Kallxo.com