mike tyson shperthen ne lot kur pyetet per tupacun ata nuk me lejuan ta shihja 560x416 - Mike Tyson shpërthen në lot kur pyetet për Tupacun: Ata nuk më lejuan ta shihja

Legjenda e boksit, Mike Tyson, shpërtheu në lot teksa fliste për reperin e ndjerë, Tupac, në një intervistë të tijën mjaft emocionale.

Tupac Shakur u qëllua për vdekje në një makinë të drejtuar nga Suge Knight në Las Vegas më 7 shtator 1996.

Ai vdiq nga plagët e tij gjashtë ditë më vonë, shkruan DailyStar, transmeton Telegrafi.

Disa orë para të shtënave, ai ishte i pranishëm në Grand MGM për të parë shokun e tij, Tyson, i cili atë ditë kishte një ndeshje të raundit të parë me Bruce Sheldon.

mike tyson shperthen ne lot kur pyetet per tupacun ata nuk me lejuan ta shihja - Mike Tyson shpërthen në lot kur pyetet për Tupacun: Ata nuk më lejuan ta shihja

Mike Tyson (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Kjo do të ishte edhe hera e fundit që 25-vjeçari do të shfaqej në kamera.

Kur Tyson u pyet për marrëdhënien e tij me Tupac, ai nuk i mbajti lotët.

“Ai ishte me të vërtetë i lumtur pas dyluftimit tim, ai erdhi në konferencën për shtyp me mua”, ka thënë boksieri.

Lexo po ashtu:

“Isha në shtëpi, duke fjetur [kur kuptova se ishte i vdekur]. Ata nuk më lejuan ta shihja atë”, ka shtuar më tej ai.

“Është shumë e vështirë për të folur, ai ishte një i ri i cili me të vërtetë donte të ishte i madh dhe kjo ndodhi”, thotë tutje Tyson.

mike tyson shperthen ne lot kur pyetet per tupacun ata nuk me lejuan ta shihja 1 - Mike Tyson shpërthen në lot kur pyetet për Tupacun: Ata nuk më lejuan ta shihja

Mike Tyson (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Duke kujtuar momentin e parë kur u takua me të, Tysan tha: “Ishim në një klub, kur u takuam për herë të parë.

Tupac u qëllua katër herë – dy herë në gjoks, një herë në krah dhe një herë në kofshë – ndërsa ai u tërhoq jashtë Klubit 662 të Las Vegasit me një BMW të zezë në pronësi të Knight.

Asnjë arrestim nuk është bërë në lidhje me vrasjen e tij dhe deri më sot çështja mbetet e hapur.

Teoritë e konspiracionit të egër ende pretendojnë se Tupac mund të jetë ende gjallë.

Ai konsiderohet gjerësisht si një nga reperët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com