Minatorët i shkruajnë kryeministrit Haradinaj
Redaksia
Ferizaj24
6 Qershor 2018
1 min lexim
116 vizita
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës i ka dërguar një letër kryeministrit Ramush Haradinaj, ku shprehin shqetësim lidhur me mos kalimin e draft statutit për Trepçën të propozuar nga punëtorët dhe paralajmërojnë veprime radikale në të ardhmen, duke mos përjashtuar protesta dhe grevën e përgjithshme.
“Minatorët dhe punëtorët e Trepçës janë të zhgënjyer me qasjen e Bordit të Trepçës. I nderuari kryeministër, nga ju është premtuar që të dy versionet e draft statutit për Trepçën t’ju dërgohen në Parlament, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe minatorët janë shumë të shqetësuar për këtë situatë të krijuar dhe nuk përjashtohet eskalimi i situatës ku mund të shkoj drejt protestës apo grevës së përgjithshme”, thuhet në letër.
Minatorët përkujtojnë se gjendja aktuale në Trepça nuk është e mirë, pasi kërkesat dhe vërejtjet e tyre nuk janë marrë parasysh nga Bordi i Trepçës dhe Qeveria e Kosovës.
Detajet
Publikuar
6 Qershor 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
116
Fjalë
188