Tayna është këngëtarja që shpërtheu gjatë këtij viti në skenën muzikore shqiptare.
Këngët e saja u shndërruan në hite, ndërsa në verën e vitit 2018, ajo ishte shumë e angazhuar në koncerte dhe mbrëmje muzikore.
Mirëpo, pos angazhimeve në karrierën e saj, këngëtarja ka gjetur kohë edhe për bamirësi.

Mirënjohja për Taynan (Foto: Instagram/Tayna)
Pikërisht për këtë gjë, ajo ka marrë një mirënjohje për angazhimin në projektin ‘Ti Barbartë Unë’.
Në një fotografi të publikuar në InstaStory, Tayna e ka publikuar Mirënjohjen që i dedikohet këngëtares, emri i vërtetë i të cilës është Doruntina Shala.
“Për kontributin e dhënë në projektin e personave me aftësi të kufizuar ‘Ti Barabartë Unë’”, shkruan në Mirënjohjen.
[embedded content]
“Doruntina” është kënga më e re e Taynas që është publikuar me videoklip më 26 shtator dhe numëron mbi tetë milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/