Këngëtarja e njohur Miriam Cani, është shumë e pëlqyer nga publiku për stilin e saj.
Ajo është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar disa imazhe të reja në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mjaft tërheqëse.
Ajo ka pozuar buzë një liqeni, e veshur me një fustan transparent dhe pallto të zezë.
Me flokët e saj bionde dhe të lëshuara, këngëtarja dukej edhe më joshëse.
Pëlqimet dhe komentet e shumta për të nuk kanë munguar nga ana e fansave.
Miriami ka qenë më pak aktive viteve të fundit në muzikë, kjo për shkak se i është përkushtuar më shumë jetës private, në veçanti vajzës së saj, Amelisë. /Telegrafi/