Mjekët në Ferizaj kujdesën për të infektuarit me COVID19 në shtëpi, 127 vizita deri tani
Redaksia
Ferizaj24
11 Gusht 2020
1 min lexim
144 vizita
Vetëm gjatë 10 ditëshit të parë të gushtit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare me shërbimet e saja shëndetësore për të infektuarit me COVID-19 ka kryer 127 vizita shtëpiake nga ekipet lëvizëse shëndetësore tek familjet e personat e prekur me COVID-19.
Ndërsa, kryejtën 43 vizita në tendë, 281 qytetarë të infektuar dhe të afërm janë kontaktuar përmes qendrës së thirrjeve për t’i marr udhëzimet profesionale shëndetësore.
164 shërbime radiologjike e 54 analiza laboratorike u kryen gjithashtu
Ky bilanc paraqet një punë të jashtëzakonshme të punonjësve shëndetësor në menaxhimin dhe trajtimin e rasteve me COVID-19 në Ferizaj.
Detajet
Publikuar
11 Gusht 2020
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
144
Fjalë
116