Modelja e njohur Morena Taraku, tash e sa kohë është zhvendosur në Turqi.
Ajo po jeton në Stamboll, ndërsa vazhdon të jetë një personazh mjaft i përfolur në mediat vendore.
Shpesh, fotografitë që ndan me ndjekësit në rrjetin social Instagram, bëhen të diskutuara, kjo për shkak se modelja e njohur nuk heziton që në të shumtën e rasteve të ekspozohet.
Diçka të tillë, ajo e ka bërë edhe në fotografinë e fundit të publikuar në Instagram, ku shfaqet ‘topless’.
Taraku kësaj here pozon tërësisht e zhveshur, duke rrëmbyer sërish vëmendjen e ndjekësve të shumtë që numëron në këtë rrjet social.
Këtë vit, ajo solli një këngë gjatë verës në bashkëpunim me DJ Dagz dhe PM, ndërsa nuk ka bërë të ditur nëse është duke punuar sërish për ndonjë projekt të ri muzikor.
Ndërsa sa i përket jetës private, Morena mund të thuhet se është treguar mjaft ‘hermetike’, duke mos zbuluar nëse është ndonjë mashkull në jetën e saj. /Telegrafi/