Capture 7 695x3101 1 560x310 - Mospajtime mes familjeve të dëshmorëve, shkolla në Ferizaj mbetet pa emër

Është ajo e fshatit Tërrn, e cila për shkak të mos pajtimeve të familjeve të dy dëshmorëve, Hysni Kajtazi dhe Besim Qarri, nuk po mund të emërtohet.

Familja Qarri është e pajtimit që emri i shkollës të jetë dita e rënies së dy dëshmorëve “14 dhjetori”, por familja Kajtazi nuk po pajtohen duke thënë se shkolla duhet të mbajë emrim e Hysni Kajtazit. Kjo pasi sipas tyre, Besim Qarri nuk vjen nga fshati Tërrn.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në vitin 2018 kishte marrë vendim që emri i shkollës të jetë “14 dhjetori”, mirëpo familja Kajtazi kishte bërë ankesë që e riktheu emërtimin në pikën zero.

Bajram Qarri, familjar i dëshmorit Besim Qarri, thotë për KALLXO.com se ata janë pajtuar që shkolla të jetë “14 Dhjetori” dhe se nuk e kupton kundërshtimin e familjes Kajtazi

“Ata gjithmonë më kanë thënë se na nuk pengojmë me vendos emrin dy dëshmorët e Kombit, si ka kalu prej meje kam ni fjalë që kanë thënë ne nuk e pranojmë dy dëshmorët, por vetëm emrin e Hysni Kajtazit. Nuk e di për çfarë arsye”, ka shtuar Besim Qarri.
Në anën tjetër, Agron Kajtazi, vëllai i dëshmorit Hysni Kajtazi thotë për KALLXO.com se për ta emëruar shkollën Hysni Kajtazi kanë marrë përkrahjen e banorëve të fshatit.

“Familja Besim Qarri ata janë në Luboc por mbahen me Koshare, por për shkak të shkollës që është më afër ata kanë vendosur që me mbajt mësimin më afër, për shkak të udhëtimit dhe është në bashkësi me Koshare”, thotë ai.

Ai shton se megjithatë kanë raporte të mira me familjen.

“Ne raportet i kemi të mira me familjen Qarri, i kemi pas prej fillimit edhe tash i kemi të mira por, tash se di ata qysh e marrin punën, ne i kemi raportet e mira me ta s’kemi asnjë telashe”, thotë Kajtazi për KALLXO.com.
Raif Ibrahimi, ushtrues detyre i Drejtorit të Shkollës së këtij fshati thotë se pop resin përfundimin e procedurave për emërtimin e shkollës.

“Ne si Këshill Drejtues i kemi kryer obligimet tona të gjitha, me procesverbale të gjitha janë të protokollume dhe emrat i kemi dërgur propozimet në DKA, më vonë si është vendos emri na u ka kthy përgjigja prapë edhe një herë me rishqyrtu, do të thotë është pezulluar apo e kanë kthyer në pikën zero”, thotë Ibrahimi për KALLXO.com.

“Sot shkolla jonë është pa emër dhe njihet si shkolla e mesme e fshatit Tërrn”, ka shtuar ai.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Ferizajt, Afrim Lllabjani gjithashtu ka shpjeguar procedurat ligjore që kanë sjellur në situatën që shkolla të mos ketë emër.

“Pas vendosjes së pllakatës kemi pasur reagim nga një familje tjetër me të cilën jemi munduar që të gjejmë një zgjidhje, por ata kanë ndjekur rrugën ligjore, kanë bërë një ankesë në Komisionin për Ankesa në MAShT dhe pas një kohë, MAShT komisioni për shqyrtimin e emërtimeve na sjell një vendim tjetër ku kërkon që emërtimi i kësaj shkollë të shkon në rishqyrtim”, ka shtuar Llabjani për KALLXO.com.

KALLXO.com ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Arsimit për të marrë sqarime, por deri më tani të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.


www.foxshop-ks.com