Vendi do të vazhdojë të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit, ku të premten do jetë kryesisht mot me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në orët e pasdites parashikohet të ketë rrebeshe shiu në disa zona të caktuara, kryesisht në veriperëndim të vendit.
Në fundjavë sërish parashihen vranësira të dendura gjë që do të ndikojnë në prishjen e kushteve meteorologjike.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë celsius. Indeksi UV vazhdon të mbetet në vlera të rrezikut dhe kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17 mundësisht të jetë sa më i kufizuar, sidomos për njerëzit në moshë dhe ata që kanë sëmundje kronike”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.