Hyrja me veturë në Prishtinë, nga qytetet e tjera është planifikuar të jetë 10 euro, e kjo gjë ka ngjallur reagime të shumta.
Ndër ta është edhe reperi nga Ferizaj, Mozzik, i cili përmes një postimi në Facebook ka ironizuar me këtë gjë.
Ai tha që me siguri do ta bëjnë edhe ndonjë pako, shembull “12 euro, 10 euro hyrja edhe 2 euro 5 ari toke”.
“Paskan me bo 10 euro me pagu hyrjen kush vjen nga qytetet tjera ne Prishtine , interesant mesiguri e bojn edhe naj pako :
Shembull : ” 12 euro ” 10 euro hyrja edhe 2 euro 5 ari toke MjertNa”, ka shkruar ai.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.