Ndonëse prej vitesh është pjesë e skenës muzikore shqiptare, ai vazhdon akoma të jetë shumë i komentuar. Bëhet fjalë për reperin nga Ferizaj, Mozzik, i cili përflitet mjaft shumë si për karrierën profesionale e po ashtu edhe për jetën private. I njëjti shpesh publikon me fansat imazhe dhe video në rrjete sociale, ku vetëm në Instagram numëron 1.6 milion ndjekës. Pak orë më parë, Gramoz Aliu (emri i vërtetë) publikoi disa fotografi nga pushimet edhe pse nuk ka bërë publike destinacionin e vendit luksoz. “Suksesi kërkon sakrificë, nuk ka asnjë alternativë”, ka shkruar ai duke vazhduar “2EuroGang” – studion e tij muzikore të cilën e shfaq në thuajse çdo postim. Kjo duket se ka të bëjë edhe me sakrificat e reperit, i cili ka punuar tejet shumë për të gëzuar sukseset që ka arritur tani e gjithashtu edhe për jetën e shtrenjtë që posedon. Megjithëkëtë, 25 vjeçari edhe këtë vit ka deklaruar se do të jetë në qendër të vëmendjes me projektet që do të realizojë.