auto sfarqa15924141551 560x416 - Muharrem Sfarqa emërohet zëvendësministër

Kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Sfarqa është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit nga kryeministri Avdullah Hoti, transmeton Zeri.info

Sfarqa përmes një postimi në facebook ka thënë se do të angazhohem maksimalisht në zbatimin e programit qeverisës të qeverisë.

“Kam kënaqësinë e rrallë,të ju njoftoj që sot kryeministri Hoti më emëroj zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit. Me këtë rast, dua të falenderoj kryeministrin Hoti dhe liderin e LDK-së Akademik Isa Mustafën për besimin e dhënë. Premtoj që do të angazhohem maksimalisht në realizimin dhe zbatimin e programit qeverisës të qeverisë së Republikës së Kosovës”, tha ai.


www.foxshop-ks.com