WP 35 560x416 - Musa: Përfitimet nga sporti i karatesë për fëmijët e moshës 6-11 vjeç

Trajneri i klubit të karatesë Kastrioti nga Ferizaj, Raif Musa, ka bërë një analizë në lidhje me përfitimet nga sporti i karatesë për fëmijët e moshës 6-11 vjeç.

“Është shumë e rëndësishme t’i mësoni fëmijëve aftësitë dhe mënyrat e jetës që ata mund të tejkalojnë të gjitha të papriturat e saj për vitet në vijim.

Edhe pse nga Karate-ja kanë shumë përfitime njerëzit e të gjitha moshave, por në veçanti fëmijët e moshave 6 – 11 vjeç sepse pedagogët /instruktorët mund t’i ndihmojnë që të ju mësojnë atyre si të trajtojnë ngacmimin, të mësojnë zakone të shëndetshme të të ushqyerit dhe sjelljes, të inkurajohen me respektin dhe disiplinën për zgjidhjen jo të dhunshme të konflikteve.

1. Menaxhimi i ngacmimit
Bullizmi është një problem gjithnjë në rritje që fëmijët hasin në shkollë çdo ditë, ku gjithnjë e më shumë fëmijë përballen me ngacmime prandaj duhet ti mësojnë atyre një mënyrë për të përballuar stresin që lidhet me ngacmimin e tillë.
Prandaj, fëmijët që mësojnë karate e kuptojnë rendësinë e shmangies së konfliktit fizik nëse nuk është absolutisht e nevojshme, po ashtu ata do të mësojnë aftësitë e nevojshme në mënyrë që të kenë besim për t’u marrë me ngacmuesit.

2. Përfitimet shëndetësore
Ne e dijmë që fëmijët sot nuk janë aq aktiv sa dikur, sidomos me evoluimin e teknologjisë apo me ardhjen e kompjuterëve, iPad-ve dhe telefonave të mençur, shumica e fëmijëve preferojnë të argëtohen në mënyrë elektronike. Mungesa e një aktiviteti fizik për t’i argëtuar ata, mund të ndihmojë në zhvillimin e një ndjenje ekuilibri midis botës reale dhe botës kibernetike, kështu që Karate i ndihmon ata që të qëndrojnë aktiv dhe të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht.

3. Disiplina
Është shumë e rëndësishme që nxënësit të kenë disiplinën e nevojshme për t’u përqendruar në detyrat e shtëpisë dhe aftësitë kur janë në shkollë, dhe kjo periudhë kritike është një kohë e shkëlqyeshme për të mësuar një shkathtësi si karate-ja, sepse me karate mund të harxhojnë shumë energji njëkohësisht duke mësuar regjimin e disiplinës dhe përqendrimit, që i ndihmon ata të fitojnë një ndjenjë ekuilibri në të gjitha gjërat.

4. Respekti
Ne presim që fëmijët tanë të na respektojnë neve, mësuesit e tyre dhe çdo të rritur tjetër me të cilin mund të vijnë në kontakt,kurse në karate, shtylla kryesore e saj ështe rrespekti. Të mësosh të respektosh mjedisin tënd, dhe atë që të është dhënë mund t’i japë një fëmije një ndjenjë mirënjohjeje për jetën dhe paqen e ekuilibruar.

5. Zgjidhja e konfliktit
Të mësuarit për të trajtuar situatat e konfliktit në një mënyrë jo të dhunshme është një aftësi kritike për fëmijët e vegjël. Karate thekson të kesh kontroll të plotë mbi trupin, mendjen dhe shpirtin, apo vetkontrollin. Ky vetkontroll i ndihmon fëmijët të kuptojnë durimin dhe të jenë të gatshëm për të zgjidhur konfliktin në një mënyrë paqësore. Kështu që me shkathtësitë e karatesë, ata do të ndjehen më të sigurt në qëndrimin dhe vendimet e tyre, ndërsa në të njëjtën kohë, do të jenë të aftë të kontrollojnë zemërimin e tyre.

Mbani në mendje!
Karate është një zgjedhje e shkëlqyeshme për fëmijët si një hobi ose aktivitet jashtëshkollor. Ata mësojnë shumë aftësi të nevojshme për jetën dhe kjo u jep atyre një ndjenjë të mirëqenies dhe arritjes. Pra, rrugëtimi me karate mund të jetë thjesht lëvizja e parë për në një rrugë të suksesshme, produktive gjatë gjithë jetës!”, shkruan Musa.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.