Ndaj 22 personave hapet rast për mosrespektim të masave të Qeverisë së Kosovës
Redaksia
Ferizaj24
11 Maj 20201 min lexim61 vizita
17 raste janë hapur në Polici për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.
Në këto raste, gjithsej 22 persona janë arrestuar e shoqëruar në Polici për të njëjtën vepër.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rastet e hapura janë tri në Ferizaj, 8 në Prizren, tri në Gjakovë, 1 në Mitrovicën e Jugut, 1 në Mitrovicën e Veriut, 1 në Departamentin Kufitar.
Në Prizren në tetë rastet janë shoqëruar në Polici 12 persona, në Ferizaj tre, në Gjakovë tre, në Mitrovicë 2 dhe në pika kufitare dy persona.
Për shkak të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19 në Kosovë, një sërë masash janë vendosur nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjatë kësaj kohe të pandemisë njëra nga masat është edhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve. Pra, qytetarët kanë të drejtë të lëvizin vetëm në kohë të caktuar e cila është vendosur nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.