Gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se ka ndërruar jetë mjeku i njohur nga Ferizaj, Safet Beqiri, i cili la gjurmë të thella në mjekësinë botërore.
Beqiri Ishte Shef i Repartit të Kirurgjisë Torakale në Gjermani. Si mjek i shkëlqyer ai nuk njihej vetëm në Kosovë, por edhe në Gjermani e shumë shtete të tjera të botës ku kontribuoi palodhshëm në fushën e mjekësisë.
Familjarët e Beqirit i ka ngushëlluar sot Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
“Pikëllim pafund për ferizajasit që humbën bashkëqytetarin e tyre, kolegët që humbën më të mirin ndër profesion e unë që humba mikun më të veçantë! Ngushëllime familjes, miqve të profesionit e gjithë të njohurve të të ndjerit”, ka shkruar Aliu.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.