Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT Ilir M.Shala dhe kryeshefi ekzekutiv i KEDS Energy Alper Erbas, nënshkruan Marrëveshjet e kyçjes, konform Metodologjisë së Taksave të Kyçjes, për nënstacionet e reja: – NS 220/10(20) kV – Malisheva dhe – NS 110/10 (20) kV – Ferizaj 3.
Këto projekte brenda afateve të caktuara, do të fillojnë së ndërtuari.
Me ndërtimin e këtyre nënstacioneve, do të përmirësohet cilësia e furnizimit me energji elektrike për të gjithë konsumatorët e këtyre rajoneve si dhe është parakusht për zhvillim më të qendrueshëm ekonomik.
Me këtë rast Shala përgëzoj ekipet për angazhimin dhe punën e bërë profesionale!
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.