Vazhdojnë zhvillimet pozitive në gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj. Përveç përfundimit të suksesshëm të periodës së parë, më 28.12.2018 me iniciativen e drejtorit të gjimnazit z. Bajram Rexhepi është bërë ndriçimi i oborrit të shkollës dhe hapësirës përreth. Iniciative kjo shumë e nevojshme për sigurinë e nxënësve dhe qytetarëve që zhvillojnë ecje rekreative në këto ambiente. Zhvillime të tilla pakësojnë aktivitetet e ndryshme ilegale, lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve dhe poashtu krijojnë një ambient më të bukur dhe më këndshëm për të gjithë.
Falenderim i veçant nga stafi i gjimnazit për Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit z. Afrim Llabjani për përkrahjen e vazhdueshme për gjimnazin si dhe për Drejtorin e Shërbimeve Publike.
Disa foto të ambientit më parë dhe sot.