p1nayc7yncxi2aigli2e 600x3601 1 560x360 - Ndryshon moti, borë e shi në fundjavë

Nga dita e diel, më ftohtë dhe rënie e temperaturave. Mundësi për reshje të dobëta shiu e bore. Në vise malore borë.

Situatës të motit të pandryshuar që po mbanë për disa ditës, në fundjavë pritet t’i vije fundit, kur nga Mesdheu afrimi i një cikloni sjell vranësira, e ndërkohë një front i ftohtë me masa të ftohta ajrore do të depërtojë mbi vend ditën e diel, që mund të sjell kushte edhe për reshje të dobëta shiu dhe fjolla bore.

Në fillim të javës më pas parashihet mot më i ftohtë, me vranësira, e ditën e martë me intervale më të gjata me diell. Në pjesën e dytë të javës depërtime të cikloneve nga Atlantiku veriore edhe përgjatë rajonit sjellin kushte për reshje të dobëta shiu.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, e ditën e hënë kur parashihet të ketë qarkullim më të mjaftueshëm ajror, indeksi do të zbres në vlera të mjaftueshme edhe të mira.

28.11 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngricë, përgjatë ultësirave mjegull ose vranësira të ulëta. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen.

29.11 – Kryesisht vranët. Pasdite dhe në mbrëmje reshje të dobëta lokale shiu, që më vonë mund të përzien edhe me fjolla bore. Në vise malore reshje bore.

30.11 – Mot i ftohtë. Paradite me vranësira, ditën edhe intervale me diell. Në mbrëmje kthjellime.

1.12 – Ftohtë, kryesisht me diell.

2.12 – Ftohtë, kryesisht me vranësira, pasdite dhe në mbrëmje me mundësi për reshje të dobëta bore përreth viseve malore në perëndim të vendit.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -6C deri -2C, e maksimalet në rënie nga 10C, të shtunën në 5C të dielen, deri në 1C të martën.

Nga dita e diel, do të fryj erë mesatare kryesisht nga verilindja 4-10m/s.

Shtypja atmosferike zbret afër vlerave normale, më pas sërish në rritje.

127627471 3509223195792075 687420719867383909 n1 - Ndryshon moti, borë e shi në fundjavë

 

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.