ne emisionin e famshem italian flitet shqip gazetarja e njohur ka disa fjale te bukura per shqiperine dhe alketen 560x416 - Në emisionin e famshëm italian flitet shqip, gazetarja e njohur ka disa fjalë të bukura për Shqipërinë dhe Alketën
ne emisionin e famshem italian flitet shqip gazetarja e njohur ka disa fjale te bukura per shqiperine dhe alketen - Në emisionin e famshëm italian flitet shqip, gazetarja e njohur ka disa fjalë të bukura për Shqipërinë dhe Alketën

Mbrëmjen e djeshme në emisionin e famshëm italian “Maurizio Costanzo Show” është folur pak për Shqipërinë dhe për moderatoren e njohur, Alketa Vejsiu.

Ka qenë kjo e fundit e cila përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram”, zbulon rrëfimin që ka bërë prezantuesja shumë e njohur italiane, Paola Perego, për Tiranën dhe Alketën.

Gazetari i njohur italian, Maurizo Costanzo i kërkon një të ftuare që të thotë diçka në gjuhën shqipe, duke qenë se programi i tij ndiqet edhe në Shqipëri.

“Si kalove”, thotë e ftuara, ku më pas e merr fjalën Paola, e cila thotë disa fjalë të bukura për vendin tonë dhe Alketën.

“Ata bëjnë televizion të nivelit të lartë. Unë kam vizituar studiot televizive në Tiranë dhe janë shumë të bukura. Kam takuar Alketën, e cila është një prezantuese shumë e famshme, e cila bën programet e Bonolis në Tiranë siç “Piter Pan” dhe është shumë e talentuar. Tani e kam edhe mike. Unë ndoqa nga afër edhe regjistrimin e emisioneve dhe janë me të vërtetë shumë avangarde”, është shprehur ajo.

Ndërkohë postimin e saj Alketa e ka shoqëruar duke thënë se “Paola ka qenë frymëzim për të për vite të tëra, e tashmë është edhe një mike speciale për të”.

“Dje ne Maurizio Costanzo Show ne Canale 5 paskan thene gjera te mira per Shqiperine tone te bukur!”

“@paolaperego17 frymezim per vite te tera per mua dhe nje mike speciale, meriton nje duartrokitje per dashurine me te cilen ka folur per vendin tone!”, shkruan Alketa në portimin e saj në “Instagram”. /panorama/


www.foxshop-ks.com