Në Ferizaj gjendet personi i zhdukur nga Gjilani, iku nga shtëpia pasi humbi 10.000 euro në lojëra të fatit
Redaksia
Ferizaj24
2 Qershor 2018
1 min lexim
127 vizita
Një person i nacionalitetit shqiptar nga rajoni i Gjilanit është gjetur, pasi që ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij.
Ky i fundit u gjet në Ferizaj, ku disa qytetarë të këtij qytetit e kanë gjetur pa ndjenja. Më pas viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Ferizajt.
Në raportin e 24 orësh të policisë, thuhet se personi ishte larguar nga shtëpia pasi që kishte humbur një shumë prej 10.000 eurosh në lojërat e fatit.
Detajet
Publikuar
2 Qershor 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
127
Fjalë
85