Në Ferizaj ndalohen fishekzjarret për festat e fundvitit
Redaksia
Ferizaj24
9 Dhjetor 2021
1 min lexim
199 vizita
MPB këshillon qytetarët që fishekzjarret dhe mjetet tjera piroteknike të përdoren vetëm nga të rriturit dhe këto mjete të u shiten vetëm personave të rritur. Shitja e fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike është e lejuar prej datës 19 dhjetor deri me 31 dhjetor ndërsa përdorimi i tyre lejohet prej datës 26 dhjetor deri me 2 janar.
Luten qytetarët që pas blerjes së mjeteve piroteknike, të sigurohen që këto mjete të mos dëmtohen dhe të vendosen në vende të sigurta larg fëmijëve, si dhe ti përdorin sipas udhëzimeve të përdorimit.
Ministria e Punëve të Brendshme ka uruar qytetarët për festat e fundvitit.
Në anën tjetër me urdhëresën e Kryetarit Aliu, ndalohet hedhja e fishekzjarreve dhe mjeteve tjera piroteknike nga data 15 Dhjetor 2021 deri më 15 janar 2022.
Detajet
Publikuar
9 Dhjetor 2021
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
199
Fjalë
146